Skandali i gjashtë/ Fituesi ka 1067 vota më shumë se votues…

0
196

Një proces zgjedhor me shumë kontradikta dhe polemika ka qenë ky i zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Skandalet nuk kanë të sosur.

Ditën e djeshme janë bërë denoncime të shumta në lidhje me blerje apo shtim votash më tepër se sa pjesëmarrja reale në këto votime.

Po të shohim listën që ka nxjerrë KQZ, si dhe të dhënat për çdo fitues në bashkitë respektive, vërehet se ka një kontraditë të madhe mes numrit total të votuesve dhe numrit total të votave që ka marrë kandidati për kryetar bashkie.

Image

Në Bashkinë e Vaut të Dejës kanë votuar 5166 qytetarë, ndërkohë që fituesi i kësaj bashkie është shpallur me 6223, pra 1067 vota më tepër.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here