Një tjetër rast mbushje kutish në votimet monopartiake të Edi Ramës
Pas dy bashkive, Urës Vajgurore dhe Malësisë së Madhe, një tjetër manipulim me votat ka ndodhur në bashkinë e Divjakës.
Në këtë bashki, sipas të dhënave zyrtare nga KQZ-ja për votuesit deri në orën 19:00 të ditës së djeshme kanë votuar 13000 qytetarë.
Por pas përfundimit të numërimit të votave në Divjakë, kandidati i Edi Ramës Fredi Kokoneshi ka fituar me 13513 vota.
Thënë ndryshe në kutitë e votimit të Divjakës janë 513 vota më shumë se votues.
Edhe këtu dora e komisonerëve të PS-së e ka tejkaluar planin që ka kërkuar Edi Rama duke hedhur 513 vota më shumë.