Juristja Flutura Kusari, e ftuar në emisionin “A show” në “News 24”, është shprehur se media në Shqipëri është në një situatë të vështirë.
Sipas juristes, raporti i OSBE për mediat thotë saktësisht se, ato shërbejnë si lobues të pronarit të tyre.
“Në Shqipëri ka një situatë të vështirë mediatike, dhe më pak liri mediaje. Raporti i OSBE thotë se mediat shërbejnë si lobues të pronarit të tyre. Nga kjo problematikë, lind censura dhe vetëcensura. Situata e mediave edhe pse akuzon pronarët, duhet ditur se përgjegjës janë udhëheqësit shtetëror duke filluar nga kryeministri Rama etj.
ERTV është media që shfrytëzohet nga kryeministri si rrugë një-drejtimëshe për të informuar publikun drejtpërdrejtë. Nuk di nëse ka rast tjeteër që kryeministri të ketë tv të vet. Përdoren terma si “kazan” etj. Del se gazetarët të mos jenë të besueshëm në sytë e publikut. Ka shumë reagime të të huajve se gjendja në vend është shumë e rëndë”, deklaroi Kusari.