Në emisionin “Open” ka pasur replika mes ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe ish-deputetes së PD, Grida Duma, lidhur me qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj Presidentit të Republikës.
Grida Duma tha se “Partia Socialiste po shkarkon Presidentin se nuk e pëlqeni më”. “Kjo është një qasje skandaloze”, tha ish-deputetja e PD-së, e cila analizoi situatën duke shtuar se Presidenti i vendit është i vetmi pushtet që mund të ndikojë mbi palët dhe atë që është i vetmi pushtet i pa marrë nga mazhoranca PS do ta largojë ende pa ngritur Gjykatën Kushtetuese.
Duma tha se PS i vodhi zgjedhjet edhe pse ishte e vetme në garë. “Këta vjedhin zgjedhjet edhe kur janë vetëm. Ata dolën me 107% të votive. Si mund t’u besosh këtyre”, tha Grida Duma.