Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji tha nga studio e emisionit ‘Opinion’ se kryetarët e bashkive të djathta nuk do të dalin nga zyrat pas votimeve të 30 qershorit
“Ne nuk i njohim zgjedhjet. Bashkitë do t’i administrojnë kryetarë bashkie të zgjedhur me vota, me zgjedhje normale. Do jenë këta që janë sot. Si do dalin këta me dekret të Ramës? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vetë Rama. Ne do bëjmë gjithçka që ka në dorë populli dhe institucionet për t’i penguar. Nëse nuk ka zgjedhje ne nuk i njohim zgjedhjet dhe kryetarët e bashkive do jenë aty”, tha Salianji