Aktivisti Zirkon Disha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora i tha ministrit të Bujqësisë Bledi Çuçi, se nuk do komentonte deklaratën e Presidentit për Soros, pasi ai ishte në konflikt interesi për shkak të guras.
Kjo deklaratë solli reagimin e ashpër të Çuçit, i cili tha se as ai dhe as gruaja e tij (Delina Fico) nuk kanë përfituar asgjë. Por e vërteta është se Delina Fico ka qenë anëtare e bordit të Fondacionit Soros në 2012.
Disha: Për rastin e Soros nuk do vazhdojmë të komentojmë se jeni në konflikt interesi. Sepse gruaja juaj është një nga personat…
Çuçi: Përrallat me Soros i kemi dëgjuar 100 herë. Unë personalisht nuk kam marrë asnjë biletë autobizi nga fondacioni i Soros. Basha, goca e Sali Berishës dhe establishmenti që ka Meta aty të paktën kanë përfituar gjysmë burse dhe bileta avioni për të shkuar jashtë vendit. Kanë bërë shumë mirë sepse në momentet kur ka pasur një varfëri ekstreme, njerëzit nuk kanë pasur bukë të hanë, nuk mendonin për libra dhe për tu shkolluar në universitetet më të mira të botës. Ai i ka ndihmuar dhe ka bërë mirë. Unë personalisht një biletë nuk kam përfituar dhe as bashkëshortja ime nuk ka përfituar kurrë dhe nuk ka punuar kurrë për Soros. Ti që merresh me muhabete kafenesh.