SKANDALI/ Si po manipulon Rama me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

0
164

Që para 30 qershorit dhe konfliktit konstitucional që shpërtheu mes shumicës parlamentare dhe presidencës së republikës, përfaqësuesit më të lartë të PS-së, po premtojnë ngritjen me shpejtësi të Gjykatës Kushtetuese brenda verës.

Kjo gjë u bë edhe më urgjente pasi Raporti i OSBE- ODHIR, nënvizoi shprehimisht dhe pa ekuivoke se zgjidhja që gjeti Edi Rama për të vazhduar drejt votimeve monopartiake, duke rrëzuar dekretet e kreut të shtetit përmes KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, ishte nul. Raporti i vëzhguesve të znj. Glover e shkruajti e zeza mbi të bardhë, se vetëm Gjykata Kushtetuese e ka tagrin të shqyrtojë dekretet presidenciale.

Prandaj socialistëve u duhet ta kenë sa më parë funksionale atë, duke përzgjedhur njerëzit e tyre, që do të çertifikojnë farësën e votimeve një partiake.

Po si po tenton të realizohet kjo manovër e pa imagjinueshme?

Sipas Kushtetutës së ndryshuar në korrik të 2016, 9 anëtarë e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen 3 nga Kuvendi i Shqipërisë, 3 nga Presidenti dhe 3 nga Gjykata e Lartë, të propozuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Por kjo procedurë po shkelet më të dyja këmbët në emër të diktaturës së urgjencës.

Në Prill, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ndërmori procesin e renditjes së kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, duke bërë abuzimin e parë: pranimin e kandidaturave që nuk kanë përfunduar ende procesin e vettingut.

Por, as kjo shkelje flagrante, sipas modeli të përzgjedhjes së Arta Markut në Prokurorinë e Përgjithshme, nuk e mundëson ngritjen e Kushtetueses. Sepse ligji themeltar i shtetit ka përcaktuar procedura shumë të qarta.

Sipas Nenit 179 parashikohet se anëtari i parë i Gjykatës përzgjidhet nga Presidenti i Republikës, i dyti nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Pra radha është e saktësuar. Por në kushtet kur Gjykata e Lartë ndodhet jashtë funksionimit, vetëm Kuvendi dhe Presidenca mund të vendosin dhe maksimumi mund të fillojnë punën 6 anëtarë.

Por edhe për këta të gjashtë ligji parashikon shumë kohë.

Sepse edhe kreu i shtetit pasi merr propozimin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka një muaj kohë për të dhënë përgjigje. Pasi ai të ketë vendosur radha i vjen kuvendit me 30 ditë të tjera për të miratuar kandidaturën e radhës. E kështu vazhdon deri sa të plotësohen së paku gjashtë anëtarë.

Ligji “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese..’” e thotë qartë se: “Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës…”

Pra në një procedurë normale ,vetëm presidenti do dujej të shpenzonte tre muaj dhe parlameni po të njëjtën kohë. E vetmja zgjidhje e Socialistëve për të Pasur një Gjykatë Kushtetuese sipas oreksit të tyre do të jetë që parlamenti ti zgjedhë të gjithë me një dorë, propozimet e bëra nga KED dhe të presë Ilir Metën sa të marrë kohën e tij.

Por megjithëse socialistëve u duhet me padurim, bërja funksionale e Kushtetueses do të marrë kohë dhe ajo nuk mund të bëhet në rastin më të mirë përpara vjeshtës./Lapsi.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here