Është fjala për “Thomas Sabo”, brend ky i aksesorëve, i cili në reklamën imazh e ka përzgjedhur artisten shqiptare. Rita ka publikuar një fotografi në Instagram, të cilën e realizoi në kuadër të kësaj fushate, ndërsa u shpreh e emocionuar që është pjesë e saj. “Shumë e ngazëllyer të ju njoftoj për kampanjën e re me brendin e aksesorëve Thomas Sabo, që janë pjesë shumë e rëndësishme e asaj se si ndihem çdo ditë dhe më ndihmon në humorin tim”, ka shkruar ndëre të tjera Rita.