Situatë alarmi, 750 të rinjë kanë braktisur vendin në 3 ditë…

0
140

Itali, Gjermani, Francë, Belgjikë, ose Holandë janë shtetet ku ata kërkojnë të studiojnë më shumë. Sa u përket fushave të studimit mbizotërojnë degët e ekonomisë, inxhinieritë, teknologjia e informacioni, mjekësi si dhe infermieri. Veç Tiranës, numri më i madh i aplikantëve është nga Durrësi, Elbasani dhe Pogradeci.

Largimi i të rinjve është një alarm, pasi fatkeqësisht pjesa më e madhe e tyre nuk rikthehen më në Shqipëri për të dhënë eksperiencën e fituar jashtë vendit. Madje disa shprehen që largimi nga vendi është qëllimi kryesor.

Ka edhe një pakicë që mendojnë se edhe mund të kthehen. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Arsimit, për vitin 2018 janë bërë 15 mijë legalizimi për studime jashtë Shqipërisë. Por sipas ekspertëve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, kjo shifër nuk është reale pasi jo të gjithë fitojnë të drejtën e studimit jashtë vendit, dhe veç asaj rreth 80% e të rinjve kërkojnë nga 5 deri në 10 legalizime pasi aplikojnë në shumë universitete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here