Anëtari i Kryesisë së PD, Tomor Alizoti, i ftuar në “Opinion” ku po flitet mbi situatën politike në vend pas votimeve të 30 qershorit, ka debatuar me deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati.
Sipas Alizotit, kryeministri Edi Rama është një njeri të rrezikshëm pas të cilit servilosen të tjerët për pushtet.
“ Në Shqipëri gjithmonë ka pasur njerëz që i janë servilosur diktatorëve dhe në sytë e mi z.Rama është një njeri shumë i rrezikshëm. Jeni servilosur atje për çik pushtet, një njeriu të rrezikshëm atje që ka marrë gjithë pushtetin, e nesër po merr…”, u shpreh Alizoti.
“Të dalim me pushkë dhe të djegim Shqipërinë?”, ishte replika e Bushatit, e cila nuk u la pa përgjigje nga anëtari i Kryesisë së PD-së.
“Kush po ta djeg Shqipërinë? A i more të gjitha? Tani i morët zgjedhjet, i bëtë të gjitha vetë dhe ktheheni akoma pas 100 vjetësh, fajin e ka Saliu. T’ju vijë turp”, tha Tomor Alizoti.