Lufta në Kavjë, policia arreston 5 persona…

0
169

Një person u vra mesditën e djeshme në qytetin e Kavajës pas një konflikti mes disa të rinjve, për gërvishtjen  e makinave.

Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe tre persona që ndodheshin në lokal, të cilët nuk kishin lidhje me autorët.

Ndërkohë policia gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se poë ngjarjen janë arrestuar 5 persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:30 në lagjen numër 2, ku viktima Ramazan Hasanlliu, rreth 50 vjeç, u qëllua teksa po kthehej në banesën e tij me një qese me bukë në dorë.

Gjithashtu, nga të shtënat janë 7 të plagosur të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njëri prej tyre i cili është në gjendje më të rëndë është transportuar në Spitalin e  Traumes në Tiranë.

Po ashtu, mësohet se personat e plagosur, 5 prej tyre janë kalimtarë, ndërsa 2 janë pjesë e dy grupeve që kanë bërë përplasjen.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

Kavajë

Policia e Kavajës arreston në flagrancë 5 persona, si dhe shpall në kërkim një tjetër në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e  djeshme

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 04.07.2019, rreth orës 12:20, në lagjen Nr.4, në afërsi të Teqese në Kavajë, pas një konfikti per motive te dobeta mes disa shtetasve, ku u përdorën dhe armë zjarri dhe për pasojë humbi jetën një kalimtar si dhe u plagosën 5 shtetas të tjerë, në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posacëm hetimor, i drejtuar nga Prokurori i Rrethit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i kësaj ngjarje. U arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe konkretisht:

– M.A., 31 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

– A.D., 43 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 4 Kavaje, (i denuar me pare), për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbeturr në tentativë’ dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

– E.H., 22 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

– Q.M., 25 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

– A. K., 39 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 6 Kavaje, për veprat penale të “Moskallëzim i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu u be shpallja ne kerkim e shtetasit D.A., 33 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë’ dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 3 automjete, te cilat jane perdorur nga autoret e dyshuar, aparate celular, fisheke luftarak si dhe nje sere provash te tjera, te cilat jane derguar per ekzaminim te metejshem laboratorik.

Nga veprimet e kryera deri tani rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta, ku shtetasit E.H., A.D. dhe Q.M. janë konfliktuar me shtetasit M.A. dhe D.A., konflikt, i cili është përshkallëzuar deri në përdorim të armëve dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme një kalimtar i rastit shtetasi R.H., 52 vjeç banues ne Kavaje, si dhe janë plagosur shtetasit A.D., E.H., A.A., S. M. dhe M.A., të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet hetimore dhe proceduriale  me grumbullime  për grumbullimin e infoirmacioneve  dhe provave të tjera.

Materialet hetimore ne lidhje me kete ngjarje ju kaluan Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles se Pare Kavaje per hetime te metejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here