“Me Edi Ramën nuk ka negociata!” Tabaku: Me 8 Korrik të gjithë do protestojnë

0
170

Me anë të një postimi në Facebook, ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku shkruan se Shqipëria po del e humbur nga ky Samit, sepse po del me duart bosh nga ndarja e fondeve të procesit të Berlinit.

“Ndërkohë që Sumiti i Poznan po përfundon, Shqipëria po del me duart bosh nga ndarja e fondeve te procesit te Berlinit!”, shkruan Tabaku në postimin e saj.

Sipas ish deputetes, Shqipëria ka ka mbetur e fundit në rajon, ndonëse procesi i Berlinit u lancua nga Merkel për t’i dhënë një shtysë procesit të integrimit në Ballkanin Perëndimor.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Shqiperia kjo humbese e madhe ne Samitin e Poznan!

Nderkohe qe Samiti i Poznan po perfundon, Shqiperia po del me duart bosh nga ndarja e fondeve te procesit te Berlinit! Si gjithmone sic eshte bere normale Shqiperia ka 6 vite qe nuk ploteson asnje nga kriteret e procesit te integrimit perkundrazi kemi hapa pas, nuk tregon asnje seriozitet per te paraqitur projekte serioze si gjithe rajoni per te perfituar nga fondet e BE!

Procesi i Berlinit u lancua nga Merkel per ti dhene nje shtyse procesit te integrimit ne Ballkanin Perendimor dhe qysh ne nisje Shqiperia deshtoi per te perfituar duke mbetur e fundit ne rajon ne te gjitha fazat. Sot nuk morem asnje lajm pozitiv per hapjen e negociatave ashtu si u vleresua fqinji jone Maqedonia Veriut, por asnje lajm pozitiv dhe per projektet infrastrukturore ashtu si perfitoi gjithe rajoni.

Ashtu si shihet ne harte Maqedonia e Veriut perfitoi 2 projekte, Bosnja 2, Kosova 2, Serbia 1 e keshtu me rradhe!

Procesi i i integrimit kerkon partnere serioze, kerkon rezultate e kerkon merite! Asnje nga keto fatkeqesisht nuk mund ta gjejme me qeverisjen e sotme. Sot zbatimi i ligjit, krimi e korrupsioni jane ne nivelet me te larta, sot vullneti politik po e con Shqiperine me drejtim tjeter e jo drejt BE!

Eshte fatkeqesi qe mbas cdo samiti ku ne duhej te prisnin rezultate, na shitet vetem foto e rradhes!

Dhe kete here u theksua ajo qe gjithe shqiptaret kane pare e kane provuar, me Edi Ramen nuk ka negociata! Me Edi Ramen nuk ka zhvillim!

Prandaj me 8 Korrik te gjithe do protestojne per ti hapur rruge zhvillimit te Shqiperise!

Asnje hap pas!

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here