Ra alarm për zjarr, klientët ikin pa paguar. Kjo është shifra marramendëse e dëmit për pronarët

0
179

Pronarët e një restoranti në Liverpool pretendojnë se kanë humbur më shumë se 1 mijë paund, pasi dhjetëra klientë janë larguar pa paguar pas një alarmi flas për zjarr.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës në “Panam Restaurant & Bar”. Një gabim në sistem shkaktoi alarm fals për zjarr në disa restorante radhazi.

Megjithatë, pasi iu thanë klientëve të largoheshin për të qenë të sigurt, pjesëtarët e stafit pohuan më pas se gati 50 prej tyre nuk u kthyen më par të paguar faturat.

Në pamjet e publikuara në internet nga kamerat e sigurisë së restorantit duket numri i reduktuar i klientëve para dhe pas alarmit për zjarr.

Drejtori i restorantit, Daniel Hesketh, pohoi se ka humbur më shumë se 1 mijë paund nga kjo ngjarje.

   

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here