Ish-deputetja “degjeneron” Ramën: Babloku ynë…Çfarë u kuptua lehtësisht në Samitin e Poznanit…

0
104

Nënkryetarja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pas samitit të Poznanit që u mbajt për dy ditë në Poloni.

Sipas Mehmetajt ajo që u kuptua lehtësisht në këtë samit ishte fakti që Rama kishte vetëm si qëllim kapjen e ndonjë cepi për foto, pasi nuk arriti të siguronte as edhe një projekt.

“Samiti i Poznanit, nul për Edi Ramën!

Ajo që u kuptua lehtësisht në Samitin e Poznanit ishte sjellja dëshpëruese e Edi Ramës për të qenë në ndonjë cep fotoje me drejtuesit e Samitit.

E ndërsa të gjithë Kryeministrat e tjerë të rajonit përfituan projekte të rëndësishme për shtetet e tyre, bablokut tonë as lekët e biletave nuk ia rimbursuan”, shkruan Mehmetaj.

Çfarë ndodhi në samitin e Poznanit:

Samiti i Poznanit ka rezultuar një dështim i vërtetë për qeverinë shqiptare, që nuk ka përfituar asnjë financim për projekte në vendin tonë. Përveç faktit se ka përplasje për procesin e integrimit, ku presidenti francez Emanuel Macron nuk e sheh si një prioritet zgjerimin e BE-së, dhe kancelares Merkel që ishte më optimiste, lajme të këqija vijnë dhe në aspektin ekonomik.

Qeveria shqiptare nuk ka mundur të përfitojë asnjë një cent nga paketa e re e ndërlidhjes së Ballkanit Perëndimor prej 180 milionë eurosh, ndërsa Rama u injorua dhe nga konferenca për shtyp e zhvilluar mes Merkel, Zaev dhe kryeministrit të Polonisë.

Në Samitin e Poznanit, që u zhvillua në kuadër të Procesit të Berlinit, nisur në vitin 2014, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut kanë dalë të buzëqeshura me nga 3 projekte të zgjedhura në fushën e transportit dhe gazit natyror.

Kosova ka përfituar 27 milionë euro dhuratë për linjën hekurudhore, ndërsa Serbia do të ndërtojë një linjë të re interkonjeksioni.

Shqipëria, nga ana tjetër, duket se i ka ezauruar projektet në këto fusha, falë programit të Partneritetit Publik Privat dhe në këtë mënyrë nuk merr dot grante nga Bashkimi Europian.

Në total në 4 vitet e fundit, Shqipëria ka arritur të marrë vetëm 214 milionë euro investime nga agjenda europiane për Ballkanin, në fushën e transportit dhe energjisë, të fundit krahasuar me të gjitha vendet e tjera.

Fondet janë dhënë për projekte që përkojnë me disa linja interkonjeksioni, rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas dhe disa përmirësime në Portin e Durrësit.

Nga ana tjetër Maqedonia e Veriut ka përfituar gjithsej 272 milionë euro, Kosova 330 milionë euro, Mali i Zi 399 milionë euro, Serbia plot 627 milionë euro, dhe Bosnje e Hercegovina mbi 1 miliard euro.

Vendi ynë megjithatë pritet të përfitojë nga shumat relativisht më të vogla që BE do të vendosë në dispozicion për përmirësimin e ndërlidhjes digjitale, si dhe për inovacionin në bizneset e vogla dhe të mesme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here