Kryetarja e LSI-së ka folur për operacionin e vështirë, për të cilin udhëtoi jashtë vendit. E ftuar në emisionin “Kjo Jave”, Monika Kryemadhi tregoi se kishte kancer në qafën e mitrës dhe se prej vitesh e kishte mbajtur nën kontroll.
Kryetarja e LSI-së zbuloi gjithashtu se doktorët i kishin kërkuar të kryente një operacion të menjhershëm, dhe se ajo kishte preferuar ta bënte këtë gjë jashtë shtetit.
Monika në fund u bëri thirrje të gjitha vazjave që të vaksinohen kundër kancerit të qafës së mitrës.
“Kisha 5 vitë që e mbaja nën vëzhgim. Kalova një process shumë të vështirë por gjithçka shkoi mirë falë që ishin të jashtëzakonshëm. Më kërkuan të bëja një ndërhyrja emergjente pasi ishte e pamunduar të mbahej më nën kontroll dhe mund të kishte komplikime
E bëra jashtë vendit, në një shtet të BE-së sa 1/3 e çmimit në Shqipëri dhe garanci më të madhe. Më vjen zor ta them pasi unë i respektoj shumë mjekët shqiptarë por e bëra në një spital shëndetësor dhe nuk kam paguar më shumë se 6500 euro, kur në Shqipëri kushtonte 20 mijë euro,”– tha Kryemadhi.