I nxehti afrikano-verior i cili vazhdon të mbetet prezent në ballkanin juglindor , do të fillojë të tkurret gradualisht në mesin e javës i cili do të japë impakt në vendin tonë dhe Kosovë duke sjellë rënie të temperaturave.
Nga data 8 korrik 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave në veri të cilat do të pasohen nga rreshje shiu. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësivale 0,5–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të fillojnë të zbresin gradualisht.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 17/33°C
Zonat e ulëta 17/36°C
Zonat bregdetare 21/34°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari