Pas mesjavës do marrim frymë lirisht!!!

Pas ditëve të nxehta me temperature deri në 40 gradë Celsius, pritet një kthesë e rëndësishme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron një rënie të ndjeshme të temperaturave.

Reshjet e shiut që do të nisin të mërkurën, për të vazhduar të enjten, do të ulin ndjeshëm temperaturat në vend.
Dita e hënë dhe e martë do të sjelli zhvillim të vranësirave në mesditë përgjatë relieveve malore duke u pasura nga reshje shiu të karakterit lokal, kryesisht përgjatë zonave malorë në Veri-Verilindje.

Dita e mërkurë dhe orët e para të 24 orëshit të së enjtes do të kenë reshje shiu që do të përfshijë të gjithë territorin e vendit. Për shkak të kontrastit të fortë termik reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqeruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht reshjet do të jenë edhe në formën e breshërit.

Pas mesjavës do marrim frymë lirisht!!!

“Kemi një provë të re të një

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko