Tragjike/ Përgjumet shoferi, 29 të vdekur nga përplasja e autobusit…

0
140

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Indi ku nga përplasja e një autobusi kanë humbur jetën 29 persona, dhje shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Përplasja ka ndodhur mëngjesin e të hënës pranë qytetit Agras.

Nga hetimet paraprake rezulton se shoferi pati një përgjumje dhe humbi kontrollin e autobusit dhe doli nga rruga duke përfunduar në fushë. Autostrada nga Delhi në Agra ku ndodhi ky aksident, është segmenti rrugor më i gjatë në Indi me 6 korsi. Rreth 900 persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore në këtë autostradë që kur u hap në vitin 2012.

Aksidentet rrugore në Indi janë të shpeshta, një në çdo 4 minuta. Zakonisht shkaku i aksidenteve është për shkak të automjeteve jo të mirëmbajtura, drejtimi i keq dhe gjendja e rrugëve. Mediat në Indi raportojnë se autobusët në zonat rurale të Indisë janë të vjetëruar. Shumë prej tyre nuk zbatojnë rregullat themelore të sigurisë rrugore

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here