Një lëkundje tërmeti është ndjerë rreth orës 10:30 të ditës së sotme në Tepelenë.
Sipas IGJEUM, epiqendra ka qenë në fshatin Krahës, Tepelenë, më magnitudë 3.4 ballë dhe thellësi 12 km.
Kujtojmë se javët e fundit, një nga vendet që është prekur dhe dëmtuar nga tërmetet ka qenë fshati Floq në Korçë, ku ka pasur dëmtime serioze të dhjetëra banesave.