Reforma në drejtësi një dështim për Shqipërinë!!! Reagon ashpër Demalia: Nuk bëhet reforma me Ulsi Manjën që u ka vjedhur votat shqiptarëve…

0
109

Analisti Ilir Demalia nga studio e Ora News, tha se reforma në drejtësi ka rezultuar një dështim për Shqipërinë dhe kjo është pranuar nën zë edhe nga vetë ndërkombëtarët.

Sipas Demalias, nuk mund të pretendosh të ngresh pallatin e drejtësisë me prokurorë dhe gjyqtarë, ku 95% e tyre janë të korruptuar rëndë dhe 5% e tyre të korruptuar lehtë.

Demalia shkon dhe më tej në analizën e tij kur thotë se nuk mund të ketë drejtësi të pavarur me Ulsi Manjan që ka vjedhur votat.

“Rama nuk duhet ta shfrytëzojë përkrahjen amerikane për të ngritur drejtësinë në Shqipëri, vetë ndërkombëtarët e kanë pranuar se reforma në drejtësi është e dështuar.

Pallati i drejtësisë do të ngrihet me gjykatës dhe prokurorë shqiptarë të cilët 95% janë të korruptuar rëndë dhe një 5% i korruptuar lehtë. A mund të ngrihet një sistem drejtësie me këta njerëz?

Me Ulsi Manjën do të ngrihet sistemi i drejtësisë? Ulsi Manja që u ka vjedhur votën shqiptarëve, hajduti i votës do të ngrejë sistemin e drejtësisë! E kuptoni në çfarë absurdi jemi?! A duhen përkrahur këta njerëz nga ndërkombëtarët?”, tha Demalia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here