Moti i keq në qarkun e Gjirokastrës ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Në orët e para të mëngjesit një pemë është shkulur si pasojë e erës së stuhishme dhe shirave të rrëmbyeshëm në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.
ARRSH së bashku me kontraktorin e mirëmbajtjes ndërhynë menjëherë duke normalizuar qarkullimin në këtë aks rrugor.