Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj me anë të një statusi në “Facebook” shkruan mbi taksën e re mbi karburantin që ka vendosur qeveria “Rama”.
Shehaj nënvizon se Rama po mashtron qytetarët njësoj si me taksën e Rrugës së Kombit, duke iu ofruar shqiptarëve shërbime aspak të nevojshme. Ai shton se me këto taksa, Rama vetëm sa pasuron miqtë dhe oligarkët pranë tij.
Postimi i Agron Shehajt:
Qeveria mashtron qytetarët duke mohuar taksën e re mbi naftën.
Ligji i ri parashikon shprehimisht që burimi financiar i agjencisë mbi menaxhimin e rezervave të naftës do të jetë: “Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që shiten në Republikën e Shqipërisë..”
dhe
“Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, vendos tarifat e përmendura në pikën 1.1..”
Rama bën lojra fjalësh. Edhe taksën prej 5 eurosh të Rrugës së Kombit e quajti tarifë por pak rëndësi ka si e quan.
E vërteta është që kemi të bëjmë me taksën e radhës për shërbime të panevojshme, që nuk ka për qëllim rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve por vetëm një mënyrë të re për të pasuruar veten dhe miqtë e tij oligarkë në kurriz të popullit me të varfër në Europë.