Shpërthen Ndocaj: Denar B*tha, qumështor, parazit i banditit të Ramës…..

0
168

Ish-deputeti Eduard Ndocaj, apo i njohur ndryshe edhe si ish-deputeti ‘Kaubojs’ ka reaguar ashpër ndaj nënkryetarit të KQZ-së, Denar Bibaj, pas numërimit të 11 kutive në Lezhes, ku nga rinumërimi doli se në total kishte 4 vota më shumë për Ndocaj.

Përmes një video të shpërndarë në profilin e tij në facebook, Ndocaj e konsideron KQZ-në një institucion kriminal, që ka 29 vite që tallet me votën e lirë të shqiptarëve.

Ndocaj e cilëson në video, Denar Bibën, “Qumështor dhe parazit të shoqërisë”,

Reagimi i Ndocaj erdhi pasi Biba, i quajti fakira ankimuesit e numërimit të votave për Lezhën.

Ndocaj ka sqaruar më pas për opinionin se kërkesa e tij është e plotë, dhe jo ashtu sic e paraqet KQZ-ja.

Ndocaj me tone të ashpra ka theksuar se ankimimi i tij është bërë për numërim të votave, bazuar në listat e zgjedhësve si dhe një sërë parregullsive të tjera, ku me prova kam depozituar fakte të mjaftueshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here