Një projekt i përbashkët shqiptaro-amerikan i arkeologjisë nënujore ka pohuar se ka gjetur amfora që janë të paktën 2500 vjeçare në detin Jon në afërsi të brigjeve shqiptare, të cilat mund të tregojnë për mbetjet e një anijeje të lashtë.
Ekspertët në anija kërkimore Hercules e Fondacionit Detar RPM thanë se kishin gjetur 22 amfora – një kavanoz me dy vegja me një qafë të ngushtë që përdoret për verë apo vaj – në një thellësi prej 40-60 metrash të shpërndara rreth shtratit të detit pranë një bregu shkëmbor në afërsi të gadishullit të Karaburunit.
Arkeologu Mateusz Polakoëski tha se ata besojnë se amforat e llojit korintas datojnë në mes shek. 7 dhe shekullit të 5-të p.e.s. “Nëse mund të gjenden mbetjet e një anije, kjo do ta vendosë këtë zbulim si anija më e hershme që do të lundronte përgjatë bregdetit shqiptar”, tha Polakoëski.
Kryetari i RPM-së, James Goold, e konsideroi vendin si “një nga më të rëndësishmet e të gjitha zbulimeve tona dhe do të jetë shumë e rëndësishme nga një perspektivë historike dhe arkeologjike” nëse vërtetohet. Hetimi i mëtejshëm në sit do të jetë i nevojshëm.
Arkeologu shqiptar Neritan Ceka u shpreh se amfora të ngjashme vere me origjinë korinthase dhe Kerkirase janë gjetur në Durrës dhe Apoloni dhe në zona të tjera në brendësi të Shqipërisë, gjë që tregon për tregtinë intensive gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 7-të p.e.s. përgjatë bregdetit shqiptar.
Kujtojmë se që nga viti 2004, RPM-ja ka hartuar shtratin e detit jashtë bregut në Shqipëri për anijet e vjetra dhe moderne, me plane të vazhdueshme për hapjen e një muzeu nënujor në Shqipërinë perëndimore.
“Kjo sigurisht do të ishte një pikënisje e mrekullueshme për një program kombëtar rreth të cilit të krijohej një muze dhe do të tregonte rolin kryesor të Shqipërisë në antikitet”, tha Goold.
Ceka shtoi me tej se autoritetet shqiptare janë duke planifikuar një projekt të ri katër-pesëvjeçar me RPM-në dhe Institutin e Arkeologjisë Detare, me bazë në Teksas, për të eksploruar mundësitë e gërmimit të mbytjeve, një proces financiarisht i shtrenjtë dhe shkencërisht delikat.
Hulumtimi në Shqipëri deri më tani ka zbuluar 28 site anijesh të mbytura, si dhe disa grumbuj amforash dhe gjetjesh të tjera nga Saranda dhe Butrinti në jug e deri në Durrës dhe planifikon të shkojë në veri të Durrësit më pas.
Prania e RPM-së në 12 vitet e fundit ka qenë një “hap i madh” për shkencën shqiptare të arkeologjisë nënujore, sipas Auron Tares, kreu i UNESCO-s për Komitetin Shkencor dhe Teknik për Trashëgiminë Botërore Nënujore.
“Nëse konfirmohet, kjo mbetje e anijes mund të shoqërohet me themelimin e dy qyteteve kryesore në bregdetin shqiptar, Dyrrachium (Durrësi modern) dhe Apolonia, dy portat e rrugës Egnatia, rruga e lashtë drejt tregtisë lindore”, tha Tare.
“Ne kemi zbuluar jo vetëm anije të lashta, por edhe një numër të mirë të mbetjeve të anijeve të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore që hedh dritë mbi një kapitull të panjohur të historisë sonë”, tha Tare.
Shqipëria po përpiqet të mbrojë dhe të përfitojë nga trashëgimia e saj e pasur nënujore, me fonde të pakta nga qeveria e një prej vendeve më të varfra të Evropës për ruajtjen e saj.