Mësime racionale që duhen mësuar nga kjo situatë!!! Manjani: Çmendurinë e Ramës e shëron vetëm populli me…

0
153

Nga Ylli Manjani – Mësime racionale që duhen mësuar nga kjo situatë:

1. Në sistemin demokratik braktisja e parlamentit dhe e zgjedhjeve dëmton demokracinë, jo detyrimisht pushtetin.

Ky i fundit bëhet ekstremisht abuziv deri sa degradon në ilegjitimtet, abuzim dhe dhunë gjithfaresh.

2. Zgjedhjet sado të vidhen e të coptohen nga pushteti, prap nuk mund të braktisen. Partitë kanë detyrë të konkurrojnë brenda sistemit që kanë krijuar vetë dhe gjithnjë vetë do ta ndryshojnë.

Partitë janë pjesë e menaxhimit të zgjedhjeve dhe kanë detyrë të ruajnë njëra-tjetrën nga abuzimi zgjedhor.

Pse duhen braktisur zgjedhjet?!

3. Pushteti as merret e as mbahet me dhunë. Në rezultante, populli shqiptar në çdo zgjedhje ka dhënë këtë mesazh.

Shqiptarëve mund t’u rrisësh taksat, mund t’i rrënosh e t’i vjedhësh, por nuk mund ti bësh arrogantin dhe pordhacin!

4. Partitë nuk mund të vendosin as në favor e as kundër njëra-tjetrës. Krizat politike si kjo e tanishmja i zgjidh vetëm populli me zgjedhje dhe jo pushteti me policë, KQZ e as gjykata!

5. Rama, Basha, Monika, Meta, Berisha e të gjithë sa janë sot në krye të politikës, poshtë, lart e anash saj duhen falenderuar.

Duhen falenderuar sepse prezantuan një model ekstremiteti që vetëm në teori mund të studiohet, por kurrë s’ishte parë në praktikë.

Situata ku jemi sot është arritur me kontributin e të gjithëve bashkë. Pa dyshim çmenduria e pa llogaritshme e Edi Ramës ndihmoi më shumë për të përjetuar këtë situatë, por edhe por të nxjerrë disa mësime racionale, pa emocion e pa gjykime partish.

Tani duhet të rikthehemi në normalitet. Duhen sa më parë zgjedhje parlamentare që të rikthehet parlamenti pluralist.

Nga parlamenti pluralist burojnë të gjitha institucionet e besueshme të shtetit.

Ky është kryemësimi që tashmë duhet ta kenë mësuar të gjith

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here