Basha me delegacionin amerikano-hebre/ Ja çfarë diskutuan….

0
144

Kryetari demokrat Lulzim Basha ka zhvillura nje takim me delegacionin amerikano – hebre.

“Ne vend të dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, ne do të vazhdojmë betejën tonë deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar”, mësohet të jetë shprehur Basha.

Njoftimim për këtë takim e ka thënë vetë kru demokrat në një pstim në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë:

Takim i përzemërt dhe shumë miqësor me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik ACJ, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z. David Harris.

I shpreha z. Harris mirënjohjen për mbështetjen e çmuar ndër vite të Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe liritë civile dhe politike të qytetarëve shqiptarë si dhe domosdoshmërinë për ta vazhduar betejën në këtë orë të errët në Shqipëri, për vlerat dhe parimet themelore të zgjedhjeve të lira, barazisë para ligjit dhe ndarjes dhe kontrollit të pushteteve.

I sigurova miqtë amerikanë se në vend të heshtjes apo dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, korrupsionit dhe shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë, ne do të vazhdojmë pa kompromis me standartet europiane dhe amerikane, betejën tonë deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here