Këngëtarja Jennifer Lopez ka ndërprerë koncertin e saj në New York, pasi kanë ikur dritat.
Të gjithë fansat e saj kanë patur mundësinë të dëgjojnë vetëm 4-5 këngë të idhullit të tyre, por Lopez u ka bërë një premtim.
Me anë të një videoje të publikuar në Instagram, këngëtarja është shprehur se do të mundohet ta kompesojë këtë gjë dhe se koncerti i saj do të mbahet sërish të hënën.
“E shkatërruar dhe zemërthyer që nuk mund të performoj për të gjithë ju sonte. Por koncertin do e bëjmë. Ju premtoj. Ju dua,”- shkruan ylli J Lo krahas një videoje.