Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bëhen gati për të prishur banesat nesër në zonën e Unazës së Re në Tiranë.
Ndërsa lajmin e jep ish-kryeministri Sali Berisha, i cili citon një oficer policie, banorët e “Astirit” i kanë vajtur sot kryeministri Rama afër banesës së tij në Surrel.
Me thirrjet “Rama ik”, dhe “O laper” shfaqet një qytetar i cili në shenjë revolte qëndron në kodrën sipër banesës së kreut të Qeverisë.
Kujtojmë se, banorët e Astirit janë në protesta të përditshme prej muajsh në mbroje të banesave dhe bizneseve të tyre.
Video me poshte e publikuar nga Koha Jone:
Sa i përket njoftimit të ish-liderit demokrat Sali Berisha në rrjetet sociale, sipas këtij të fundit, forcat e FNSH po bëhen gati që sot, që nesër të prishin në orët e para të mëngjesit disa prej godinave.
“Ndal dhunes terrorit dhe prishjes se banesave ne Unazen e Re!2, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e oficerit digjital.
“Doktor mirmbrema jam oficer policie neser do shemen ca shpia tek unaza e re, sesa jane nuk e dime sakte dhe ase vendin, vetem e dime qe po behen gati qe sonte forca e nderhyrjes se shpejte dhe do jene aty qe ne 3 te mengjesit…”