“Aktorët e komisionit janë përlyer në krim”, “shpërthen” Gjata: Manja duhet të ishte në burg…

0
144

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, në një konferencë për mediat tha se është e paprecendentë që të hetohet presidenti i Republikës për një dekret, që ai e quajti demokratik.

Gjata u shpreh se, aktorët kryesorë të Komisionit Hetimor për të shkarkuar kreun e shtetit Meta janë personazhë të njohur për lidhjet me krimin.

Ai hodhi akuza ndaj kreut të Komisionit Hetimor Ulsi Manja, duke thënë se është pjesë e përgjimeve në Dibër dhe se ka marrë pjesë aktive në shit-blerje të votës e duhej të ishte sot në burg e jo të hetonte.

“Kush janë personat që do hetojnë presidentin Meta? Ilir Ndraxhi është krahu politik i bandës së Abdulajve, të cilët Abdylajt e kishin vënë në listë. Ky person i vendosur nga kjo bandë do të vendosë për shkarkim të presidentit. Ulsi Manja i dosjes 184 do të hetojë, ku mjafton lidhja e tij me bandat e Dibrës, me shefa komisariatësh e lloj lloj të tillë të organizuar në krim për te vjedhur vota. Ky njeri do të vendosë?

Do të vendosë Jurgis Cyrbja, përfaqësues politik i bandës së Shullazit, Rrahman Rrahja, Luan Harushaj, përfaqësues i bandës së Bajrave apo Damian Gjiknuri që do të pastronte para. Aktorët kryesorë të komisionit janë personazhë të lidhjes apo bashkëpunimit me krimin e organizuar. Ulsi Manja do hetojë presidentin nëse ka shkelur ligjin apo jo, ndërsa Manjën kush e heton? Nuk mund të jetë hetues Manja, ai duhet të ishte në burg”, tha Gjata.

Për Gjatën, presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka bërë asnjë lloj shkelje dhe nuk duhet të hetohet.

“Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje. Ai ka vendosur datë demokratike, ka vendosur dekret normal. Kemi Komision Hetimor të ngritur në bashkëpunim me krimin e organizuar që do të hetojë dekretin e presidentit, që është akoma në fuqi. Shkarkimi i Metës është vetëm propagandë. Rama duhet t’i tregojë popullit se aktorët kryesorë të komisionit për shkarkim të presidentit janë të përlyer në krim”, përfundoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here