“Dita e fundit ka ardhur!” Fuga: Deputetët po shkruajnë edhe ligjet e Njutonit, edhe ekuacionet e Makswellit!

0
152

Nga Artan Fuga

Deputetët po shkruajnë edhe ligjet e Njutonit, edhe ekuacionet e Makswellit!
——
Sot e nesër po ndodh masakra mbi shkencën shqiptare: Në komisionin e edukimit dhe medias të Kuvendit të Shqipërisë po shkruhet arbitrarisht ligji për shkencën dhe akademinë e saj, pa asnjë ekspert, atje ku me ndonjë përjashtim minimal nuk ka asnjë doktor shkencash, nuk ka për bé asnjë kërkues shkencor, nuk ka pothuajse asnjë pedagog universiteti, nuk ka për bé asnjë specialist të menaxhimit të shkencës dhe kërkimit shkencor!

Shqipëria drejt çmendurisë: politika shkruan shkencën !

Politika po e masakron shkencën!

Të shpëtojë kush të mundet, emigroni, futuni nëpër tunele, shtrihuni barkaz, vendosni kundragazet, hapni bunkerët, merrni pyjet!

Dita e fundit ka ardhur !

Fotografia e Artan Fuga

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here