Maliqi: Kjo qeveri gënjen popullin dhe ndërkombëtarët…

0
128

 

Nga Lefter Maliqi

Burgjet drejt degradimit. Skandalet, arroganca, paaftesia po shkaterron eliten drejtuese, profesionalizmin, perkushtimin, ndershmerine e punonjesve qe kane dekada qe punojne ne sistemin e burgjeve duke sakrifikuar veten dhe familjen. Ministrja e pafuqishme, pasi Drejtori i ri i pergjithshem i paafte, arrogant, kercenon, fyen, pergjon administraten, pezullon, liron, shkarkon, komandon pa e pyetur dhe duke i marr dhe kopetencat ministres se drejtesise. Kulmi i injorances, kapteri gradohet Drejtor i Pergjithshem, sa poshte ka rene qeverisja e lidhur me krimin, ku dhe sipas pergjimeve te Bild emerimet i bejne bandat te lidhura me segmente prane Kryeministrit. I bej thirrje mediave dhe trupit diplomatik, te verifikojne gjendjen alarmante ne administraten e burgjeve, te verifikojne arsimimin, diplomen e shkolles larte ne universitet privat te ketij Drejtori qe do mbahet mend si turpi ne cdo aspekt, i drejtimit te sistemit penitenciar, te kontrollojne email-in e tij dhe te vartesve qe jane nje turp i madh. Do vendosni duart ne koke. Po keshtu ne protokoll do shihni ankimime te vartesve te protokolluara. Turp ky injorant qe sdi te flas. Ftoj mediat te investigojne dhe ta marrin ne interviste, te shihni c’nivel te ulet ka. Ne 2001 ka qene kapter i liruar nga policia e shtetit per shkelje teper te rende, ne 2004 i shkarkuar nga detyra me motivacion te rende per sjellje poshteruese, fyese, kercenuese, paaftesi etj ndaj vartesve. Skandalet e ketij s’kane te sosur. Ish-drejtoret e burgjeve z.Cuko dhe z.Cipa e lane administraten ne nivelin me te larte profesional. Ka mbi 5 muaj qe ky i paafte ne komunikim, drejtim e detyre nuk therret vartesit ne zyre por komunikon me email duke fyer e shkembyer replika me drejtorin e policise dhe vartes te tjere. Ky i fundit profesionist me emer ka debatuar disa here duke ja bere te ditur qe burgjet sjane magazina ushqimore, ka liruar pa te drejte disa punonjes, quan me email-e policet femra dordolece, policet i quan kaqol, drejtueset i quan famekeq, shantazhon administraten. Merr kopetencat e ministres, komandon zvdrejtor te pergjithshem vartesin e drejtorit te policise, qe eshte shkelje e hapur, shkarkon, pezullon e komandon disa drejtore burgjesh ne Vlore, Korce, Tirane, Kruje, Rrogozhine, Elbasan ku me komandime i sjell buxhetit shtetit dem prej miliona lekesh. Si dhe mbron zyrtare te korruptuar nga auditi i brendshem. Spyet per vendime gjykatash per kthimin ne detyre te drejtoreve te Vlores e Rrogozhine, as per permbarimoret duke u thene qe do u heq licencat, pra merr kopetencat e ministres dhe te Kryeministrit duke thyer rregulloren e brendshme te burgjeve ne disa drejtime, ku psh takimet shtese te familjareve me te burgosurit i kane me rregullore drejtoret e burgjeve kurse ky ja ka hequr, dhe takimet shtese i ben vete ky Drejtor arrogant i paafte. Pra i ka kthyer drejtoret e burgjeve ne magazinier duke i marr te gjitha kopetencat vet, drejtorin juridik e shantazhon e komandon jurist te thjesht per ta poshteruar, shantazhon drejtuesit e sektoreve te logjistikes, finances, auditit.Shefin e personelit akoma e mban te komanduar per ta pasur nen kontroll. Pergjegjsite e operacionales (DAP) dhe te paraburgimit te komanduar. Skandal i radhes, me i vjetri dhe me i drejti dhe i ndershmi ne sistemin e burgjeve shefin e auditit i cili ka mbi 25 vjet ne sistemin e burgjeve e pezullon, pasi ky i fundit duke e ndier veten te fyer i kunderpergjigjet me email, duke i thene edhe sultani te priste ne zyre kurse ti ke 5 muaj nuk pret ne zyre duke e cilesuar si arrogant e te paafte. Skandali vazhdon ku drejtori arrogant urdheron policin qe mos ta lejoj shefin e auditit te futet ne institucion. I ka mbyllur email-n zyrtar dhe e ka pezulluar me flagrance ligjore nga detyra duke i bllokuar gjithe veprimtarine audituese madje dhe sendet personale me keq se ne diktature. I bej thirrje shefit auditit ketij intelektuali te ndershem ta denoncoj ne prokurori ndaj ketij drejtori arrogant te paafte qe snjeh as epror as ligj. Skandalet vazhdojne lidhjet nepotike, vete drejtor i pergjithshem kurse nipi i tij Sekretar i pergjithshem i z.Lleshaj, pra tenderat e burgjeve qe jane miliona euro behen tek ministria e z.Lleshaj nga nipi i drejtorit te burgjeve. Firmosin, vulosin bashke daje e nip. Tek prokurimet publike ka vendosur miqte e vet i mori te rinj. Skandalet vazhdojne haha eshte bere vete kryetar komisioni ne kundershtim te hapur me ligjet per masat disiplinore pra vet urdheron, vet drejton, vet vendos, cdo gje farse. Me keq akoma vellai i tij avokat merr persiper gjyqet e vartesve te tij ne administraten e burgjeve. Shume sms e ankesa tek ministrja e cila disa i ka takuar u thote mire se do flas une me drejtorin e pergjithshem, disa sms i lexon dhe skthen pergjigje qe do te thote ja thashe ministres ne interpelance para deputeteve, qe ju znj ministre skeni fare po fare fuqi pasi vartesi sju pyet, pasi e kane emeruar klanet mafioze prane Kryeministrit. Deputetet e PS , ministra , ish ministra, z.Balla e Ruci etj kane dijeni per keto por ngrejne supet pasi skane fuqi dhe e dine kush e ka emeruar. Une kam kerkuar ka mbi nje muaj interpelance me Kryeministrin per tja thene ne sy te shqiptareve keto dhe kush e ka emeruar dhe pse eshte i kapur dhe se heq dot. Ka shume e shume skandale per kete drejtor por si ky ka me dhjetra te tjere te paafte qe u sherbejne klaneve mafioze dhe shantazhojne administraten e shtetit duke abuzuar me paaftesine, arrogancen, injorancen dhe nivelin e tyre teper te ulet. Keta jane figura perfaqesuese dhe drejtuese e kesaj qeverie me te korruptuar ne Ballkan dhe Europe, sipas edhe burimit me te vertete dhe sigurt Departamentit Amerikan te Shtetit. Cfare pret nga nje Ministre qe i merr kopetencat dhe se pyet vartesi i saj dhe del ne konferenca shtypi si zedhense e Qeverise per luften kunder korrupsionit ku para disa muajsh tha per nje nendrejtor ne qënder qe shkarkohet nga detyra per abuzime per nje tender mbi 1 milion euro dhe vazhdon i qete detyren. Pra show, show, show. Kjo qeveri genjen popullin dhe nderkombtaret. Kriza politike, ekonomike, institucionale me e renduar se kurre. Fatet e administrates dhe te popullit ne rrezik, vendi ne kolaps te thelle.

Fotografia e Lefter Maliqi
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here