Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pak minuta më parë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi pranë një biznesi kreperie, dhe nga ngjarja dy persona kanë mbetur të lënduar.
Burime nga vengjarja bëjnë me dije për gazetarin e Fax News Sokol Dema, se të plagosurit janë pronarët e kreperisë, burrë dhe grua.
Ka shumë dëme materiale në biznesin ku ka ndodhur shpërthimi, ndërsa ngjitur me të ndodhet dhe një argjendari. Në vendngjarje ka mbërritur dhe drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi, dhe efektivë të shumtë.
Ngjarja ka shkaktuar panik në të gjithë zonën, ndërsa tymi vijon të jetë prezent në të gjithë zonën.
Bizneset janë të vendosura në katin e parë të një pallati shumëkatësh, ndërsa dëmet në të gjithë godinën janë të konsiderueshme.