Shtyhet sërish seanca për grupin ‘Shullazi’, ja cila është arsyeja…

0
121

Shtyhet për të disatën herë seanca gjyqësore për grupin “Shullazi” në Gjykatën për Krime të Rënda. Shkak është bërë mungesa e avokatëve kryesisht të caktuar nga gjykata dhe avokatëve të zgjedhur, të ciLët mësohet se nuk janë thirrur nga gjykata.

Trupi gjykues përbëhet nga Albana Boksi si kryetare, Etleva Demo dhe Arben Vrioni si anëtarë. Për këtë të fundit, ka qenë Gilmando Dani, i cili i ka komunikuar se kanë konflikt interesi pasi ajo ka gjykuar çështjen “Vollga”.

Ndërkohë bëhet me dije se seanca e radhës ndaj grupit “Shullazi” do të zhvillohet me datën 26 korrik, në orën 12.00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here