Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të ndodhur në një dyqan eventesh në zonën e ish-bllokut.
Në një informacion paraprak, Policia e Tiranës ka bërë të ditur se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P., dhe A. P., E. N., dhe D. S., të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjekësore.
Nga të dhënat mësohet se 3 të plagosur janë në gjendje të rëndë, ndërsa një i katërt është jashtë rrezikut për jetën.
Edhe pse policia thotë se shpërthimi ka ndodhur në ambientet e një dyqani eventesh, ku ka plasu një bombul gazi, ende nuk ka një variant zyrtar.
Më poshtë keni pamjet e shpëtimit të të plagosurve: