Operacioni plastik në hundë i kushtoi jetën 21-vjeçares! Çfarë shkoi keq!?

0
198

Një operacion plastik në hundë i ka kushtuar jetën një 21-vjeçareje.

Truri i Maria Chiara Mete reshti së punuari, pas procedurës në klinikën private Casa del Sole, në Itali ndërkohë që e reja ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Mete ishte studente e cila iu ishte nënshtrua rinoplastikës, rimodelimit të hundës. Nuk dihet se çfarë shkoi keq, por avokatët e familjes së 21-vjeçares arritën të merrnin një urdhër gjykatë për të sekuestruar tubat e frymëmarrjes, pas dyshimeve se mund t’i jetë ndërprerë furnizimi me oksigjen.

Familja e saj deklaroi gjithashtu se mund të ketë pasur një reaksion të keq ndaj medikamenteve të përdorura për të ulur presionin e gjakut dhe për të reduktuar gjakderdhjen gjatë ndërhyrjes.

Maria pësoi arrest kardiak dhe më pas përfundoi në koma. Ajo u dërgua me urgjencë në një tjetër spital në Latina, kur mjekët e deklaruan me se nuk do të mund të rikuperohej kurrë.

Ndërsa për ngjarjen në fjalë autoritetet kanë nisur hetimet teksa thanë se ishte urdhëruar kryerja e autopsisë në trupin e së resë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here