Publikohet një tjetër dokumentar “bombë”!!! Rruga e re e kokainës Kolumbi – Meksikë – Shqipëri (VIDEO)

0
182

Publikohet një tjetër dokumentar “bombë” i medieve të huaja që hedh dritë mbi rrugët e trafikut të kokainës nga Amerika Latine deri në Europë duke kaluar nga Shqipëria. Bëhet fjalë për dokumentar me 5 seri të RAI 3 të quajtur “Narcotica” i realizuar nga gazetari investigativ Valerio Cataldi dhe që zbulon linjën e re të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Meksikë deri në Shqipëri. Seria e parë publikohet në 27 korrik në RAI 3 dhe për momentin është publikuar vetëm një pjesë e shkurtër e tij.

Gazeta “La Repubblica” shkruan se dokumentari na dërgon në qendër shtetit Guerrero, një nga më të varfrit dhe më të trazuarit e Meksikës jugperëndimore, por edhe një qendër për trafikun e madh të kokainës dhe heroinës të destinuar për tregjet amerikane dhe evropiane.

“Narcotica, ka bërë një udhëtim me 5 pjesë që nis në Meksikë, vijon në Kolumbi dhe mbyllet në Shqipëri” – shkruan “La Repubblica”, citon lapsi.al. TG3 dhe RAI3 kanë zgjedhur një orë të vonë për ta transmetuar (23.20) ndoshta për shkak të pamjeve të rënda dhe mënyrës së drejtpërdrejtë të trajtimit të ngjarjeve.

Pjesa e parë është fokusuar në shtetin meksikan se si shteti është i pafuqishëm të luftojë kartelin e drogës “Cartel del Sur”. Aty tregohet se si një grusht burrash që tashmë të lënë në mëshirë të fatit nga shteti janë duke luftuar të vetëm me narkotrafikantët.

“Kjo nuk është hera e parë që banorët vendas vendosin të bashkohen dhe të vetëmbrohen nga masakrat e narkotrafikantëve. Ka ndodhur më herët në Michoacán dhe është pasuar edhe në shtete të tjera. Çështja është se ata bezdisin edhe vetë qeverinë pasi ajo duket e paaftë në sytë e botës. Shteti i akuzon si bashkëpunëtorë, të rrezikshëm politikisht, të përndjekur nga drejtësia dhe në fund shumë prej liderëve të këtyre grupeve janë tërhequr zvarrë në rrugë” – thotë gazetari Valerio Cataldi, citon lapsi.al. Ai rrëfen edhe për fshatrat e Guerrero, të zgjedhura nga “Cartel del Sur” për të kultivuar opium i cili transformohet në heroinë.

Në këtë histori përfshihet më pas edhe organizata mafioze “N’drangheta” e konfirmuar si një nga organizatat kriminale me kontaktet më të mira në Meksikë për trafikun ndërkombëtar të drogës.
Në Kolumbi gazetarët e dokumentarit “Narcotica” kanë shkuar në Catatumbo ku janë laboratorët klandestinë të drogës. Pjesa e fundit e dokumentarit rikthehet në Meksikë dhe më pas në Shqipëri.

Është gazetarja Daniela Rea që shpjegon më së miri realitetin e nisur nga Cataldi në pjesën e parë.“Nuk bëhet fjalë për një luftë ndaj drogës, por një kërkim në vazhdimësi të bashkëpunimit mes shtetit dhe karteleve” – shkruan “La Repubblica”.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur në Shqipëri është sekuestruar kokainë që vinte nga Kolumbia. Rasti më i bujshëm është ai i kapjes në Durrës së 613 kg kokainë e fshehur në konteinerët e bananeve. Vlen për tu përmendur edhe laboratori i Xibrakës ku përpunohej kokainë e ardhur nga Amerika Latine dhe ku u kapën edhe 2 kolumbianë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here