Bulevardi ‘Fusha’, shkëlqimi i dyshimtë i Lali Erit…!!!

0
171

Lajmi i ditëve të fundit se kompania ‘Fusha’ Shpk ka marrë nga Erion Veliaj edhe tenderin 6.1 milionë euro për rehabilitimin e Bulevardit ‘Zogu i Parë’, nuk ka çuditur më askënd. As fakti se kontrata është nënshkruar më 26 qershor, pra tre ditë para kurorëzimit farsë të kryebashkiakut në zgjedhjet një partiake nuk përbën ndonjë habi. Madje edhe fakti se në këtë kontratë të re nuk precizohen punimet që do kryhen në këtë segment rreth 610 metra të gjatë, nga sheshi ‘Skënderbej’ deri te busti i Ahmet Zogut, kaloi si një gjë e zakonshme.

Image

Sepse tashmë është bërë normale që Lali dhe Shkëlqimi të shkëmbejnë favore me njëri tjetrin. Natyrisht kompania Fusha ShPK është një kliente e rregullt e gjithë rilindjes e imponuar aty prej Edi Ramës. Ajo ka përfituar afro 90 milionë euro para publike duke akaparuar për vete, përpos projekteve të mëdha e të njohura si sheshi Skënderbej apo 6 kullat në tokë shtetërore pas Teatrit Kombëtar edhe rikonstruktimin e bulevardit të Vlorës, sheshin para portit në Durrës, restaurimin e Ministrisë së Brendshme, pyllëzimin e Kodrës së Currilave, ndërtimin e shëtitores së Himarës, ndërtime shkollash, rehabilitime universitetesh e pa fund punë publike.

Ajo që bie në sy në gjithë këtë shllafari është se punët publike kompania e Shkëlqim Demir Fushës i merr në mënyrë abuzive: ose pa zhvilluar fare garë apo tender sipas procedurës së njohur “me negocim, pa shpallje”, ose me “gara” ku është konkurent i vetëm, ose edhe më tej me fitore aty ku jep çmimin më të lartë.

Tabela e mëposhtme tregon të gjithë paratë publike që ka fituar Fusha ShPK deri në korrikun e një viti më parë ku vihet re kjo praktikë.

Image

Natyrisht të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe njeriu u palodhur i punës Erion Veliaj. Që nga dita kur kryeson Bashkinë e Tiranës ai është treguar zemërgjerë me plot 43 kontarta për mikun e tij Shkëlqim. Edhe këtu praktika vazhdon të jetë po njësoj. 1/3 e kontaratave janë të tipit me negocim pa shpallje, në të cilat rrezulton se Fusha ka talent për gjithçka edhe për të menaxhuar parkingjet edhe për të mbjellë drunj dekorativë edhe për të ndërtuar rrugë edhe për të pastruar qytetin.

Dhe megjithë kritikat e shumta bashkia e njerzve të palodhur nuk është ndalur asnjëherë. Në mars të këtij viti, përsëri pa garë, Fusha SHPK mori një tender për shërbimin e pastrimit të terminaleve të Tiranës, me fond prej 9.3 milionë lekësh. Ajo vazhdoi praktikën e zhdukjes së konkurencës të kthyer tashmë në rutinë pasi Erion Veliaj ka rrefuzuar të hapi garë edhe për tenderin e pastrimit të pjesës perëndimore të qytetit (330 milionë lekë) dhe ndërtimin e këmbëve të urës Menik (154 milionë lekë).

Prandaj askush nuk u habit kur doli lajmi i ri se qe përsëri firma Fusha që fitoi të drejtën e rikonstruktimit të bulevardit Zogu I, me një fond prej 6.1 milionë eurosh. Tani po i duket të gjithëve normale t’i ushqejmë Erionin dhe Shkëlqimin me paratë tona.

Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here