Nga veriu në jug kupola e Partisë Socialiste i ka ndarë punët për 12 qarqet e vendit.
Nuk dihen arsyet, por Kryeministri Edi Rama ka vendosur të marrë në dorë Veriun e vendit ku ka rolin e koordinatorit për qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër.
Ndërkohë Taulant Balla ka marrë nën koordinim katër qarqet e Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Korçës.
Ndërsa kreu i Kuvendit dhe një nga figurat më të vjetra në PS, Gramoz Ruçi ka vendosur të shërbejë si koordinator për Fierin, Beratin, Gjirokastrën dhe Vlorën.