Paditen komisionerët e PS!!!” I gjithë procesi është i manipuluar”

0
151

Degët e PD në Kamëz dhe Paskuqan padisin në Prokurori Komisionerët e PS në votimet monopartiake të 30 qershorit.

Degët në fjalë akuzojnë komisionarët për shpërdorim detyre.

DEKLARATE E PERBASHKET E DEGEVE TE PD KAMEZ DHE PASKUQAN

Me date 16 korrik 2019, Partia Demokratike Dega-Kamez dhe Paskuqan kane paraqitur pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tirane, kallëzimin për veprën penale te “shpërdorimit te detyrës” ne ngarkim te Anëtareve te Komisioneve te Administrimit te Zgjedhjeve(KZAZ) nr.27 ne Kamez dhe nr.28 ne Paskuqan, Komisionereve te 87 Qendrave te Votimit(Q.V), ne Kamez dhe 40 ne Paskuqan si dhe Komisonereve ne Grupet e Numërimit).

Procesi i organizimit dhe administrimit te votimit te datës 30 qershor, ne kundërshtim me Dekretin e Presidentit te Republikës nr.11199, date 10.6.2019 “Për shfuqizimin e Dekretit te Presidentit nr.10928, date 5.11.2018, “Për caktimin e datës se zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, përbën shkelje te rende te rendit kushtetues.

Partia Demokratike Dega-Kamez dhe Paskuqan, ndaj subjekteve te mësipërme ka paraqitur një sere faktesh te grumbulluara për kallëzimin e bere për veprën penale te “Falsifikimit te dokumenteve dhe rezultateve zgjedhore”.

Te dyja degët politike Kamez dhe Paskuqan para datës 30 qershor kane bere ankese pranë Komisionit Qendror Zgjedhor për parregullsitë e konstatuara përpara fillimit te procesit te votimit dhe me pas grumbullimit te fakteve reale realizoi kallëzimin ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tirane.

Nga ana e tyre Partia Demokratike Dega-Kamez dhe Paskuqan shprehin besimin e plote për veprimin ne kohe dhe me profesionalizëm te Prokurorisë, me paanshmëri dhe korrektësi ne hetimin e plote te kësaj çështjeje për zbardhjen e te gjitha veprimeve dhe mosveprimeve, te cilat kane sjelle si rezultat mbajtjen e një procesi votimesh monopartiake me qëllimin e vetëm te dokumentit te një rezultati “Farse”.

Partia Demokratike Kamez dhe Paskuqan deklaron se nga 99700 votues kane marre pjese ne këto votime vetëm 6% e zgjedhësve, ndërsa rezultati i falsifikuar i nxjerre nga KQZ-ja është mbi 10%.

Prandaj duke deklaruar se ne kutitë e votimit ka me shume fleta votimi se votues, i gjithë procesi është i manipuluar dhe pre rrjedhoje rezultati ne Bashkine Kamez mbetet “Nul”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here