Akademia merr në mbrojtje kryetarin e pa dekretuar!!!

0
137

Edhe pse ka qenë një takim i cili ka ngjallur interesin e lartë të medias, pasi do të ishte i pari me kryetarin “e ngrirë” Skënder Gjinushi, është urdhëruar që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura. Pas saj u mësua se Akademia e Shkencave në këtë takim, vendosi që ti drejtohet me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, për të rishqyrtuar edhe një herë dekretin që refuzon emrin e Skënder Gjinushit, në postin e kryetarit. Lajmin e bëri të ditur në një prononcim për mediat, nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole, në përfundim të kësaj mbledhje të jashtëzakonshme të Akademisë së Shkencave.

Tole bëri të ditur vendimin e Akademisë me vetëm një votë kundër, atë të akademikut Artan Fuga.

“Vendimi i Asamblesë së Akademisë së Shkencave me pjesëmarrjen e 43 nga 44 akademikë është në fuqi dhe nuk ka pasur kundërshtim dhe as ankimim. Duke qenë se ky vendim është në fuqi, dhe duke shpresuar se ka ende hapësirë vendosëm t’i drejtohemi institucionit të Presidentit me një kërkesë për të rishqyrtuar dekretin e tij”, tha Tole për gazetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here