Ramush Haradinaj pasi ka dhënë dorëheqjen sot nga posti i kryeministrit të Kosovës, është parë në qendër të Prishtinës duke pirë kafe, ku qytetarët që ishin pjesëmarrës në lokal i duartorkitën sapo ai hyri aty.
Haradinaj është parë më i qetë, pas emocioneve që kishte shfaqur në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.