Një aksident me 2 të plagosur në aksin Korçë-Pogradec.
Në fshatin Podgorie, një motor është përplasur me një mjet bujqësor, ku për pasojë drejtuesi dhe pasagjeri i motorit kanë mbetur të plagosur.
Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, ku ndodhen në kujdesin intensiv të mjekëve.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit bujqësor është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i Policisë:
Maliq
Informacion paraprak.
Më datë 20.07.2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Podgorie, shtetasi A.B, duke drejtuar një mjet motor dyshohet të jetë përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin E.M, ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi A.B dhe shtetasi Xh.B, pasagjer në motor, të cilët u dërguan në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Shtetasi E.M, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.