Një automjet është djegur tërësisht pak pas mesnate në qytetin e Elbasanit.
Policia ka bërë të ditur se automjeti luksoz tip ‘Benz’, në pronësi të shtetasit A. B., ishte i parkuar në rrugën pranë banesës, kur ka marrë flakë.
Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.