Britania e Madhe kёrcёnon Iranin me sanksione…

0
175

Bllokimi i “Stena Impero” nё ngushticёn e Hormusit ngjall shqetёsim ndёrkombёtar dhe nxit kritika tё ashpra ndaj Iranit. Gjermania dhe Franca kёrkojnё lirimin e “menjёhershёm” tё saj. Britania kёrcёnon Iranin me sanksione

Nё grindjen mes dy vendeve shkaku janё dy anije. Fillimish tbritanikёt bllokuan njё anije iraniane ҁisternё nё Gjibraltar. Irani menjёherё pas kёsaj konfiskoi njё anije britanike. Londra kёrcёnon me sanksione.

Ministri i Jashtёm i Britanisё sё Madhe Hunt mund tё shpallё masa diplomatike dhe ekonomike, njofton “Daily Telegraph”. Ndёr kёto masa mund tё jetё edhe ngrirja e pasurive. Britania e Madhe, sipas kёtyre njoftimeve, mund tё insistojё, qё tё rivendosen sanksionet e OKB-sё dhe tё BE-sё kundёr. Sanksionet u shfuqizuan mё 2016 pas marrёveshjes atomike me Iranin.

Britania e Madhe i kёshillon anijet tregtare britanike, tani pёr tani t’i shmangen kёtij kalimi tё rёndёsishёm detar kryesisht pёr tregtinё mbarёbotёrore tё naftёs. Ministri i Jashtёm, Jeremy Hunt, shkruante (20.0) nё Twitter, qё ky veprim i Iranit ёshtё “njё shenjё shqetёsuese”, se Irani “mund tё ndjekё njё shteg tё rrezikshёm tё qendrimit ilegal dhe destabilizues”. “Reagimi ynё do tё jetё i menduar mirё, por robust”, deklaroi ai.

Perёndimi kёrkon lirimin e anijes britanike ҁisternё
Ministria e Jashtme nё Berlin i bёri thirrje “insistuese” Teheranit, qё ta “lirojё menjёherё” anijen ҁisternё, e cila lundron nёn flamurin britanik. “Qeveri Gjermane e dёnon ashёr bllokimin e anijes tregtare nё Gji”, deklaroi njё zёdhёnёs i ministrisё. “Kjo ёshtё njё ndёrhyrje e pajustifikueshme ndaj njё lundrimi civil, gjё qё e ashpёrson edhe mё tej gjendjen e tensionuar.” Njё tjetёr pёrshkallёzim, sipas deklaratёs, “do t’i minonte tё gjitha pёrpjekejt qё po vazhdojnё pёr gjetjen e njё rrugёdaljejej nga kriza aktuale.”

Ngjashёm ёshtё shprehur edhe Franca. Ministria e Jashtme nё Paris e dёnoi rreptё bllokimin e anijes britanike dhe shprehu “shqetёsim tё madh” pёr incidentit.

Gjendja tej mase e acaruar

Edhe SHBA e dёnuan veprimin e palёs iraniane nё ngushticёn e Hormusit. Uashingtoni deklaroi, se do ta pёrforcojё edhe mё shumё praninё ushtarake tё SHBA-sё nё rajonin e Gjirit. Pёr herё tё parё qё nga viti 2003 do tё dislokohen sёrish trupa tё SHBA-sё nё Arabinё Saudite. Mediat amerikane bёjnё fjalё pёr 500 forca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here