Shehu: Mos kërkoni ta çlironi edhe sado pak ate nga krimet e perbindeshme…

0
141

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se po lexon se “Blloku” ishte një vend ku bllokmenët e dikurshme i “hanin” kokën njëri-tjetrit.

Shehu thotë se në fakt “Blloku” ishte vetëm i një njeriu të përbindshëm dhe se të tjerët i bindeshin atij në krimet monstruoze.

Postimi i Tritan Shehu:

Blloku ishte Paranojaku.

Mos kerkoni ta clironi edhe sado pak ate nga krimet e perbindeshme.

Lexoj komente apo interpretime sikur ne Bllok bllokmenet i “hanin koken” njeri tjetrit, luftonin me njeri tjetrin, dikush i krahason me “pulat e urritura” ne lufte midis tyre, dikush me beteja “epike” te egra njeri me tjetrin, etj!!

Une, qe nuk kam qene as per nje minute te vetme ne ate Bllok apo strukturat e tij, mund tu them se autoret keshtu po tentojne te ulin peshen e krimeve monstruoze qe rendojne mbi Diktatorin.

Blloku ekzistonte vetem reth Diktatorit, ai e kishte ndertuar ate mekanizem kriminal, i perkiste vetem atij e ishte vetem ne sherbim te tij e te familjes se tij.

Te tjeret ishin thjesht instrumenta apo figurante, qe edhe vendimin per te jetuar apo jo per ata e merrte vetem Paranojaku, ne baze te maktheve qe ai kalonte.

Asgje tjeter, Blloku nuk ekzistonte jashte tij, ishte prone e tij, te gjithe aty ishin “prone” e atij.

Dhe ata te gjithe, si “gomere te tredhur”, vetem prisnin radhen duke u lutur qe me pare “vendimit” per ta, te soste “kandili” i Paranojakut, por nderkaq i sherbenin me devotshmeri e ”patos” atij, ne shtimin e pirgjeve te kufomave.

Dhe kjo reflektohej me tej mbi nje popull te tere, mbi gjthecka tragjike ndodhi ne vendin tone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here