Shtohen thirrjet nga Gjykata Speciale për ish drejtues të UÇK-së/ Kujt i janë dërguar?

0
143

Thirrjet për ish drejtuesit dhe ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po shtohen dita ditës.

Të premten, përveç kryeministrit të dorëhequr Ramush Haradinajt dhe këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi, Bislim Zyrapi, dhe ish kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, u përfol edhe për ftesa të tjera që tashmë kanë arritur në Kosovë.

Edhe vetë presidenti i vendit e pohoi se edhe drejtuesë të tjerë të UÇK-së janë ftuar nga Gjykata Speciale.

Një ditë më vonë, në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së pohojnë se ka shumë ftesa për ish ushtarë të UÇK-së, transmeton televizioni T7.

Hysni Gucati nga kjo organizatë, thotë se nuk përjashtohen as ish komandantët por nuk përmend emra.

Ai tregon se për disa ftesa njoftohen paraprakisht.

Edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka thotë se në listë janë shumë zyrtarë tjerë të shtetit.

Madje Zeka thotë se një deputet veçse është intervistuar por që nuk e ka bërë këtë publike.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here