Vazhdon izolimi i Ramës, zyrtari i lartë i DASH shmang vizitën në Shqipëri ( Shkon në Maqedoninë Veriore e Greqi)

0
176

 

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Philip Reeker shmang takimin me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.  Keshtu Reeker do të jetë në Greqi dhe në Maqedoni Veriore në datat 21-27 korrik për t’u angazhuar me përfaqësuesit e qeverisë, shoqërinë civile dhe udhëheqësit e biznesit. Në Athinë, Reeker do të takohet me ministrin e jashtëm Nikos Dendias, ndërsa takime do të ketë edhe në qytetin e Selanikut.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, ai do të takohet në Shkup me Presidentin Stevo Pendarovski, Kryeministrin Zoran Zaev, Ministrin e Jashtëm Nikola Dimitrov dhe krerët e tjerë të qeverisë për të diskutuar çështjet bilaterale dhe rrugën e Maqedonisë Veriore drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Diplomati i lartë i SHBA do të marrë pjesë edhe në një ngjarje me studentët në Këndin Amerikan në Manastir.

Teksa zyrtari i lartë amerikan zhvillon takime te fqinjët tanë, ndërsa presidenti i Francës Emanuel Macron viziton Beogradin, Edi Rama u takua pak ditë më parë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here