Përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones u shpreh se mungesa e Gjykatave në vend tregon se procesi i rivlerësimit ka funksionuar dhe nga drejtësia janë larguar njerëzit e korruptuar.
Gjatë inaugurimit të ndërtesës së re të institucioneve të drejtësisë,“Poli i Drejtësisë”,ajo deklaroi se procesi i Vettingut po funksion dhe poashtu theksoi dhe një herë mbështetjen e SHBA gjatë gjithë procesit.
“Ne do të vazhdohjmë të qëndrojmë në krah të Shqipërisë teksa reforma në drejtësi i jep një formë të re të ardhmes tuaj”, deklaroi Leyla Moses-Ones.