Opozita i kërkon Kolegjit Zgjedhor pezullimin e dhënies së mandateve: Është antiligjore

0
159

Opozita i kërkon Kolegjit Zgjedhor të pezullojë shpërndarjen e mandateve për Këshillat Bashkiakë derisa Gjykata kushtetuese të vendosë.

Në një letër të dërguar nga  Sekretari i Përgjithshëm,Gazmend Bardhi, shkruhet se pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave Bashkiake, duke i konsideruar monopartiakë.

Sipas tyre ligji detyron Kolegjin të mos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetueshmërinë e Dekreteve të Presidentit.

Ndërsa thekson se vendimet e deritanishme të Kolegjit Zgjedhor janë të pambështetura në ligj dhe të motivuara politikisht, sipas interesit të Qeverisë, duke qënë se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë mënyrën e ushtrimit të kompetencave nga Presidenti, përfshirë dekretin e zgjedhjeve.

“Sa kohë janë në fuqi dekretet për zgjedhje në 13 Tettor mandatet e këshilltarëve bashkiakë nuk mund të shpërndahen. Janë fituar në votime të padekretuara nga Presidenti. Ky është një rast që Kolegji të mos lejojë zëvendësimin e pluralizmit me partinë shtet dhe demokracia me diktaturën,”-shkruan opozita.

Opozita i bëri apel Kolegjit Zgjedhor se është koha për t’i shërbyer interesit publik përpara interesit privat, i cili sipas tyre  po përdoret nga Rama për të krijuar drejtësinë e tij private, duke i shkaktuar Shqipërisë një dëm afatgjate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here