Skena politike në Kosovë është tronditur pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Ku i fundit së bashku me një numër zyrtarësh të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të paraqiten javën që vjen në Hagë, për t’u intervistuar në Prokurorinë e Posaçme, që trajton pretendimet për krime gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Zgjedhjet e parakohshme që tashmë duken të pashmangshme, shtrojnë edhe pikëpyetje rreth ndikimit që do të kishin ato në procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Nga Prishtina njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Edlira Bllaca.